U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…
Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013. Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Arben Frroku është i dënuar përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij. Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi...
Burimi:
javanews.al