U denoncua nga Piranjat për abuzime te Syri i Kaltër, shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë
Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike. Denoncimi, i shoqëruar me video, ngrinte dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër. Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të. Sipas dëshmisë së denoncuesit, individë të paautorizuar vendosnin tarifa për turistët që vizitonin zonën, ndërkohë që të ardhurat nuk kalonin në kanalet zyrtare shtetërore. Po ashtu, aktiviteti zhvillohej edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, duke ngritur shqetësime...
Burimi:
syri.net