U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE
Tre personat e arrestuar për laboratorin e drogës, i cili u zbulua brenda një godine katërkatëshe përgjatë aksit rrugor Lezhë-Milot, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Me seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 60 minuta, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasve A. Gj., 57 vjeç, dhe A. Gj., 22 vjeç (babë e bir), si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” Ndërsa për punonjësin e OSHEE-së, Gj. D., u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Laboratori i drogës u zbulua në mbrëmjen e së hënës, ku nga kontrolli i ushtruar në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u...
Burimi:
javanews.al