U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

Gjykata e Posaçme liroi nga paraburgimi Rando Aliun, i arrestuar gati 1 vit më parë për llogari të operacionit “Ura”. Masa “arrest në burg” ndaj tij u zëvendësua me masën e “arrestit në shtëpi”. Sipas SPAK, Aliu dyshohet të jetë përfshirë në transportimin e parave të paligjshme, në shuma të mëdha, që futeshin në Shqipëri përmes autobuzëve.