Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
U aksidentua dy ditë më parë nga makina në Korçë, ndërron jetë në spital 78-vjeçari
Ndërron jetë pas dy ditësh i aksidentuari në aferesi te kryqezimin te fshatit Sovjan. Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Korçës, 78-vjeçari i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Sovjan. Sipas informacioneve zyrtare, i moshuari po udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, kur u përplas nga një automjet i cili po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara ne nje nate me rreshje shiut. Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe qëndrimit nën kujdes intensiv te mjekeve në spital, 78-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit eshte arrestuar tashme nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv