U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

Ndërron jetë pas 2 ditësh, i aksidentuari në fshatin Sovjan. Sipas informacioneve, 78-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Ai u përplas nga një mjet, ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia pas aksidentit.