Turqia ekstradon në Belgjikë bosin shqiptar të drogës, njihet si “Maradona”
Autoritetet turke kanë ekstraduar në Belgjikë bosin shqiptar të drogës, Flamur Sinanaj, 51 vjeç, i njohur me nofkën “Baksteen”, si edhe dhe me pseudonimin “Maradona” në aplikacionin Sky ECC. Ai mbërriti javën e kaluar në Belgjikë nën shoqërimin e policisë federale, pas rreth dy vitesh e gjysmë në paraburgim në Turqi. Sinanaj, ish-banor i Antwerp-it, ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për trafik droge. Ai pritet të përballet me drejtësinë në kuadër të procesit të njohur si Procesi Bressers, ku akuzohet se drejtonte një grup që nxirrte kokainë nga kontejnerë me mineral mangani të kontrabanduar drejt Europës Perëndimore. Sipas aktakuzës, ai ka shërbyer edhe si korrier parash, duke zhvendosur rreth 17 milionë euro të organizatës kriminale. Procesi aktualisht është pezulluar dhe pritet të rifillojë më...
Burimi:
ntv.al