Turistja holandeze bie nga lartësia ndërsa vizitonte Kalanë e Beratit, dërgohet me urgjencë në spital

Turistja holandeze bie nga lartësia ndërsa vizitonte Kalanë e Beratit, dërgohet me urgjencë në spital

Një 69-vjeçare holandeze ka ka rënë nga një mur në lagjen “Kala” në Berat. Bëhet me dije se L.T me kombësi holandeze e cila jetonte në Tiranë, ka rënë nga lartësia ndërsa vizitonte lagjen “Kala” në berat. E moshaura ëhstë transportuar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Rreth orës 12:30, në lagjen “Kala”, Berat, shtetasja L. T. (K)., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, me kombësi holandeze dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një mur. Si pasojë, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.