Trupat e ‘tifozëve’ të PAOK-ut mbërritën sot në Greqi nga Rumania, pyetjet në lidhje me aksidentin ende pa përgjigje
Trupat e shtatë tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën në aksidentin fatal rrugor pranë Timishoarës në Rumani po riatdhesohen sot në Greqi me një fluturim të posaçëm ushtarak C-130. Dy nga tre të plagosurit po kthehen gjithashtu në Greqi, ndërsa i treti mbetet nën kujdes mjekësor pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, por jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet rumune vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa mbeten pa përgjigje pyetje kyçe lidhur me rrethanat e ngjarjes. LEXO EDHE: 'Aksidenti tragjik në Rumani / Dëshmia e të mbijetuarit: Shoferit iu bllokua timoni Avokati i kompanisë së qirasë së automjetit deklaroi se furgoni, i prodhuar në vitin 2017, nuk ishte i pajisur me sistem ndihme për mbajtjen e korsisë, duke hedhur poshtë pretendimet për një defekt teknik. Njëri nga të...
Burimi:
syri.net