Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Ngjarja u bë e njohur vetëm 10 ditë më parë, kur nëna e vajzës bëri denoncimin në polici. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet morën masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të dyshuarit. Nëna e vajzës tregon se fillimisht kishte vënë re shqetësimin e të bijës, e cila përmendte emrin e të dyshuarit. Pas pyetjeve të vazhdueshme, vajza tregoi se 67-vjeçari e merrte me makinë dhe e çonte në banesën e tij kur bashkëshortja nuk ishte në shtëpi, ku më pas e prekte dhe e zhvishte. Ajo shton se ngjarja u bë e qartë sapo vajza i rrëfeu detajet, dhe menjëherë shkoi në komisariat për të bërë kallëzim. Sipas familjarëve, pas ngjarjes vajza është takuar vetëm një herë me një psikologe të bashkisë, e cila e...