‘…Tritolin ma dha Eklipsi, më tha e ke nga Sabahu jepja Jurgenit…’. Çfarë deklaroi Renato Balla kur u arrestua

‘…Tritolin ma dha Eklipsi, më tha e ke nga Sabahu jepja Jurgenit…’. Çfarë deklaroi Renato Balla kur u arrestua

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Emri i Sabah Nuzit, për vendosjen e tritolit “C4” në makinën luksoze të Oltjon Klosit, del nga dëshmia e Renato Ballës, i cili u arrestua nga policia kriminale, pasi u “tradhtua” nga shoku i tij, Jurgen Gjonaj. Nuzi, qëndron në burgun e Fushë-Krujës për shkak të një mase sigurimi “arrest në burg” që ka vendosur SPAK pas dyshimeve se ai ka marrë pjesë në vrasjen e shokut të tij, 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Dhe këtë gjë sipas dosjes hetimore e ka kryer me kërkesë të Aurel Hoxhës, kundrejt 50 mijë euro që e ka paguar. Por teksa ka qëndruar në burgun e Fushë-Krujës, Sabah Nuzi, është njohur me një masë të dytë “arrest në burg”, ku këtë rradhë nuk është SPAK,...