“Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrik, e montoi…”/ Detajet nga atentati në Shkodër, ende mister motivi dhe porositësi
Ende mbetet mister motivi i vendosjes së tritolit në Shkodër, ngjarje në të cilën humbi jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri. Gerti Bushati është personi që akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në boksin e sahatëve të energjisë elektrike. Bushati është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë pallatit, ku shihet se mbrëmjen e datës 27 dhjetor vendos lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit. Lënda shpërthyese është aktivizuar dy ditë më vonë, më 29 dhjetor 2025, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 67-vjeçarit. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë. Pas hetimeve dhe analizimit të disa kamerave të tjera të sigurisë, është mësuar itinerari i lëvizjes së autorëve, çka ka çuar në arrestimin...
Burimi:
javanews.al