Tritoli në makinën e efektivit/ Policia njoftim zyrtar, ja cfare mesohet

Tritoli në makinën e efektivit/ Policia njoftim zyrtar, ja cfare mesohet

Policia ka reaguar pas plasjes së një tritoli mëngjesin e sotshëm në Lezhë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në makinën e një efektivi policie. Ndërkohë që sipas njoftimit nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 05:55, në Lezhë, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.