Tritoli i porositur nga burgu i Fushë Krujës/ Gjykata e Tiranës jep masat për grupin e përfshirë

Tritoli i porositur nga burgu i Fushë Krujës/ Gjykata e Tiranës jep masat për grupin e përfshirë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në shpërthimin me tritol ndaj automjetit të Oltian Klosit, ngjarje e ndodhur më 10 mars në kryeqytet. Në vendim, për Sabah Nuzin është dhënë arrest në burg, si i dyshuar si porositës i krimit, ndërsa në burg janë dërguar edhe Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti. Për Glentjan Kojtarin dhe Dorjan Hamollin është caktuar arrest shtëpie, ndërsa Geris Molla është lënë në detyrim paraqitjeje. Sipas hetimeve, shpërthimi është kryer me telekomandë pasi në mjet ishte vendosur një sasi eksplozivi. Dyshohet se konflikti lidhet me pazare droge mes Nuzit dhe pronarit të automjetit, dhe për shkak të një shume të pakthyer është organizuar sulmi. Prokuroria dyshon se lënda plasëse është vendosur...