Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një punonjësi policie është hedhur në erë me lëndë plasëse. Sipas burimeve, një sasi tritoli është vendosur në pjesën e përparme të mjetit që i përkiste efektivit të policisë Gentian Gjeta, agjent në sektorin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar që lëviznin me motor. Ata kanë vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja në drejtim të paditur. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes në vendin e shpërthimit kanë...