Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të një efektivi policie. Burime bëjnë me dije se mjeti i përket efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse. Njoftimi i policisë Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës,...