Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!
Një 24-vjeçar është kapur duke transportuar me valixhe një kallashnikov me municion. I riu u kap në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”. Dyshohet se 24-vjeçari me iniciale H. M., banues në Bathore, po transportonte kallashnikovin me qëllim shitjen. “Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, informuan blutë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet...