Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSH-së. Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar...
Burimi:
javanews.al