Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi
Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike “canabis sativa”. Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike. Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore.
Burimi:
javanews.al