Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua
Një aksident tragjik është shënuar në Itali, duke u marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Sipas mediave italiane, një automjet është përplasur me një kamion, duke lënë të vdekur dy 20-vjeçarë shqiptar, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë edhe një grua që ndodhej në mjet me ta. Dy të rinjtë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja u transportua në spital, në gjendje kritike.
Burimi:
javanews.al