Tragjike në Itali/ 10-vjeçari shqiptar humb jetën pas një aksidenti teksa luante, qyteti në zi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës komunitetin e vogël të Castelluccio dei Sauri, në zonën e Monti Dauni në Itali. Alessio, një fëmijë vetëm 10 vjeç me origjinë shqiptare, humbi jetën pas një aksidenti tragjik në qendër të qytetit, teksa po luante pranë një shatërvani. Sipas raportimeve nga mediat vendase, 10-vjeçari ka rrëshqitur dhe është përplasur me forcë në murin rrethues të shatërvanit, përgjatë rrugës “Via Roma”. Goditja e fortë dyshohet se i ka shkaktuar arrest kardiak. Menjëherë është dhënë alarmi në numrin e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca, autoambulanca e specializuar dhe personel shëndetësor, përfshirë ekipin e reanimacionit, të cilët tentuan për më shumë se 45 minuta të rikthenin në jetë të miturin. Fatkeqësisht, çdo përpjekje rezultoi e pasuksesshme...
Burimi:
syri.net