Tragjike/ Makina përplas për vdekje këmbësoren
Devoll/Informacion paraprak Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
ntv.al