Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë rezultat. Në këto kushte, në bazë të ligjit, ceremonia mortore u krye nga bashkia pa asnjë lot dhe pa asnjë lule mbi varrin e tij. Ndërkohë, Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj.