Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, flasin fqinjët në Peqin: Jemi të tronditur, i takuam për festat e fundvitit
Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet, e cila humbi jetën në Itali. Lajmi i hidhur ka tronditur banorët, ndërsa dhimbja ndihet në çdo shtëpi e në çdo rrugicë të fshatit. Fqinjët rrëfejnë mes dhimbjesh se familja ishte emigruese prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët kishin qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. “Këto janë plagët e emigrimit”, shprehen ata, duke theksuar sakrificat e panumërta dhe rrugëtimin e vështirë larg atdheut. Sipas tyre, kujtimet janë ende të freskëta. Ata ishin parë për festën e ndërrimit të viteve, kishin ndarë urime, buzëqeshje dhe shpresa për të ardhmen. Sot, ato kujtime janë kthyer...
Burimi:
vizionplus.tv