Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar
Tragjedia e familjes shqiptare që u shua dy ditë më parë në Porcari të Italisë, ka tronditur thellë komunitetin lokal. Një raportim i fundit i “La Repubblica” sugjeron se 4 anëtarët e familjes Kola edhe mund të kishin shpëtuar, nëse ambulanca nuk do të ishte vonuar për shkak të një gabimi. Alarmit të parë iu përgjigj shërbimi i urgjencës rreth orës 20:00 të së mërkurës, kur 22-vjeçari Hajdar Kola telefonoi duke thënë se motra e tij 15-vjeçare, Xhesika, ishte pa ndjenja. Në shtëpi ndodheshin edhe prindërit, Arti dhe Jonida. Gjatë telefonatës, operatorja dëgjoi se edhe dy prindërit humbën ndjenjat, ndërsa pak çaste më pas ra pa ndjenja edhe vetë Hajdari. Para se të binte, ai dha një adresë të gabuar: numrin 168 në vend të...
Burimi:
javanews.al