Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së martës në zonën e Alsergrundit dhe u përshkrua nga dëshmitarët si një skenë dramatike. Sipas mediave austriake, incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to. Zëdhënësi i zjarrfikësve bëri të ditur se pjesa e sapobetonuar u rrëzua në mënyrë të menjëhershme, duke i tërhequr punëtorët poshtë dhe duke i zënë nën një sasi të madhe betoni dhe materialesh ndërtimi. Banorët e zonës treguan për momentet...