Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit
Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi tragjik, ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin e vogël të Lezhës, Lalm i ri. Mbrëmjen e së premtes në lagjen Gurra, në Lezhë, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Por tragjedia nuk mbyllet këtu. Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të birit, nëna e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, nuk ka mundur ta përballojë dhimbjen. E rënduar psikologjikisht dhe e thyer nga pikëllimi i humbjes së djalit, ajo ka ndërmarrë...