Tragjedi në Berat! Mbytet në lumin Osum një person

Tragjedi në Berat! Mbytet në lumin Osum një person

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Berat. Dyshohet se një 93-vjeçar është mbytur në lumin Osum. Sipas njoftimit zyrtar, nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. “Rreth orës 08:40, tek ura e Salillarit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Th. K., 93 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Osum. Nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv