Trafikonte kokainë në lokale, arrestohet shqiptari në Itali! Nuhatja e qenve të policisë dhe lëvizjet e tradhtuan

Trafikonte kokainë në lokale, arrestohet shqiptari në Itali! Nuhatja e qenve të policisë dhe lëvizjet e tradhtuan

Gjatë një operacioni antidrogë nga policia italiane në Cesenatico (Cesena), një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë pas një kontrolli në një lokal publik. Gjatë inspektimit, në një bar në Via Delle Nazioni, oficerët vunë re një të ri, i cili, pasi pa uniformat, u largua shpejt, me dorën brenda xhaketës sikur po përpiqej të fshihte diçka. Shtetasi shqiptar u kontaktua menjëherë dhe i dorëzoi vullnetarisht dhjetë doza kokaine. Një kontroll personal i tij zbuloi afërsisht 1000 euro me prerje të vogël, të cilat me shumë gjasa lidheshin me trafikun e drogës, për të cilat ai nuk ishte në gjendje të jepte ndonjë shpjegim të vlefshëm. “Kontrolli u zgjerua më pas, me ndihmën e njësisë së qenve Yuma dhe bashkëpunimin e personelit nga Komanda e...