Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të Maksim Ndocit dhe Juljan Kollçakut. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Procedimi penal nisi mbështetur në kërkesën e autoriteteve gjyqësore italiane, konkretisht Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Drejtoria e Distriktit Antimafia. Sipas kërkesës, kjo prokurori po hetonte për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, aktivitet që drejtohej nga një grup kriminal, ku bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Shqipëri (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine...