Trafik kokaine në sasi të mëdha/ Shkatërrohet klani i tretë shqiptar brenda një viti në Vigo të Spanjës
Nga Marta Fontan, LA OPINION Klanet shqiptare të trafikut të drogës funksionojnë si multinacionale të vërteta kriminale dhe lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën, të vetëdijshëm për fuqinë e tyre të madhe ekonomike. Ka kohë që kanë zgjeruar rrjetet e tyre në Spanjë, por porti i Vigos nuk dukej se ishte ndër objektivat e tyre kryesore në vitet e para. Kjo gjë ka ndryshuar. Një operacion policor sapo ka çuar në arrestimin e dy individëve me origjinë shqiptare kur po shkonin të “shpëtonin” 80 kilogramë kokainë të fshehur në sistemin e ftohjes së një kontejneri që vinte nga Ekuadori. Nuk ka qenë një rast i izoluar. Bëhet fjalë për klanin e tretë mafioz shqiptar që shikon planet e tyre duke dështuar në pak më shumë...
Burimi:
syri.net