Trafik i rënduar në doganën e Bllatës, radhë kilometrike kamionësh pas devijimit nga Librazhdi
Trafiku i rënduar raportohet në doganën e Bllatës, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pas devijimit të qarkullimit për shkak të shembjes së një segmenti rrugor në Librazhd. I gjithë fluksi i mjeteve është orientuar drejt kësaj pike kufitare, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Gjatë ditëve të fundit, kolona e kamionëve që vijnë nga Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut ka arritur mbi 4 kilometra. Shkak për situatën janë kapacitetet e kufizuara përpunuese në të dyja anët e kufirit, si dhe infrastruktura e ngushtë rrugore. Pas hapjes së Rrugës së Arbrit, distanca mes Shkupit dhe Tiranës është shkurtuar me rreth 85 kilometra krahasuar me itinerarin nga Qafë Thana, duke bërë që kjo doganë të përthithë një pjesë të konsiderueshme të trafikut...
Burimi:
syri.net