Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 8 prej pjesëtarëve të grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja. Ndërsa dy prej tyre Sokol Qaja dhe Agim Nina nuk bënë ankim. Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja, Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi Rraja së bashku me 2 grupe të tjera, kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Mbeten në fuqi masat “arrest ne burg” Islam Sefa...
Burimi:
opinion.al