Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin fajtor për dy anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentesh. Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, dënoi përfundimisht me 12 vjet e 8 muaj burgim shtetasin Gëzim Bakalli (i njohur edhe me emrin Shkembim Cërmanji) dhe me 8 vjet burgim shtetasin Erjon Loci. Akuzat dhe dënimet specifike Sipas vendimit, dy të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Gëzim Bakalli (Cërmanji) u shpall fajtor për “Trafikim të narkotikëve” dhe “Drejtim të grupit të strukturuar kriminal”. Atij iu bashkuan edhe akuzat për falsifikim...