Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë.  Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.  Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën “Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.  Detaje të tjera priten në orët në vijim.