Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast prostitucioni në qytet, duke arrestuar dy shtetase të huaja që ushtronin këtë veprimtari në një banesë të marrë me qira. Në pranga kanë rënë një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia. Sipas Policisë, dy shtetaset kishin përshtatur banesën për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 2800 euro, 29 000 lekë dhe 5 celularë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Njoftim i DVP Fier Goditet një tjetër rast i prostitucionit. Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.  Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Si rezultat i...