Tjetër plagosje me thikë në vend/ 47 vjeçari ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. 47-vjeçari R. P. ka goditur me thikë shtetasin S. I., po ashtu rreth 47 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij. “Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen...
Burimi:
ntv.al