Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë. Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni. Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit. Edhe dy ditë...