Tiranë/ Nga plagosja te vjedhja dhe prodhimi i narkotikëve, arrestohen 4 të rinjtë e shpallur në kërkim
Strukturat e Policisë së Tiranës finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 4”, duke kapur dhe arrestuar katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të DVP Tiranë, operacioni u zhvillua pas kontrolleve intensive në terren dhe informacionit të siguruar në rrugë operative: G. I., 30 vjeç, u arrestua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Më 1 dhjetor 2025, në rrugën “Irfan Tomini”, ai ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua cannabis sativa. R. R., 30 vjeç,...
Burimi:
syri.net