Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal

Një i ri ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë gjatë një sherri me disa të tjerë. Egli Pashollari humbi jetën pas konfliktit me disa të tjerë në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.