Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në një lokal në Tiranë ditën e djeshme. Sipas policisë, dyshohet se burri ka pësuar arrest kardiak. “Më datë 31.01.2026, në rrugen “Halil Hoxha”, në ambientet e një lokali, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka ndërruar jetë shtetasi J. A., 62 vjeç”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.