Thikë në zemër për parkimin “e gabuar”, detaje nga vrasja në Kavajë! Autori e goditi 47-vjeçarin dy herë: Më pengon hyrjen me makinë

Thikë në zemër për parkimin “e gabuar”, detaje nga vrasja në Kavajë! Autori e goditi 47-vjeçarin dy herë: Më pengon hyrjen me makinë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një 47-vjeçar mbeti i vrarë pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima, Alket Isufi, kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja (i njohur edhe si Land Derjaj). Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar 47-vjeçarit të largojë mjetin, duke pretenduar se i pengonte hyrjen. Kjo ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë përplasjes, mësohet se viktima i është përgjigjur me tone të ashpra autorit të dyshuar. Në atë moment, Land Derjaj (Puja) dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur Isufin dy herë në zemër. Si pasojë e plagëve të marra, 47-vjeçari ka ndërruar...