Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Një shqiptar ka përfunduar përsëri në pranga, pasi u kap rastësisht nga karabinierët gjatë një kontrolli në rrugë, teksa kishte thyer masën e gjykatës “arrest shtëpie”. Njësia operacionale e Cesena e hasi 36-vjeçarin gjatë një patrullimi. Ata e ndaluan atë ndërsa po ecte përgjatë një rruge periferike në Cesena. Karabinierët, gjatë procesit të identifikimit dhe pas hetimeve më të thelluara, zbuluan se 36-vjeçari shqiptar ishte nën arrest shtëpiak, të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor i Brescias në lidhje me krime të posedimit dhe trafikimit të drogës, të kryera në provincën e Lombardisë. Për këto krime, ai duhej të kishte mbetur nën arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Cesena, nga e cila ishte larguar pa autorizim. Shqiptari u vu menjëherë nën arrest dhe, me urdhër të...