Theu ‘arrestin shtëpiak’, ndalohet 38-vjeçarin në Kavajë/ Pas mosbindes, policia qëllon me armë zjarri në ajër
Një 38-vjeçar me iniciale A. B. në Kavajë është konstatuar nga organet e rendit se kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe në momentin që i është komunikuar urdhri për t’u shoqëruar në komisariat, ka kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij. Në njoftimin e policisë, thuhet se punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre. Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë. Kavajë/ Informacion paraprak Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë...
Burimi:
syri.net