Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës, 22 mars, në fshatin Vodicë, në aksin e Lumit të Vlorës, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’. Sipas informacioneve të raportuara në aksident u përfshinë një automjet tip “Ford” me portbagazh dhe një mjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes së fortë, fillimisht u raportua për humbjen e jetës së dy drejtuesve të mjeteve, ndërsa një pasagjer u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Vlorës. Ndërkohë, sipas përditësimit të fundit, edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje kritike, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident tragjik. Policia e Vlorës bëri me dije më herët se ngjarja ndodhi rreth orës 20:55,...