Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Maliq, pasi kishte qëlluar me armë zjarri duke terrorizuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.”, ka bërë me dije Policia. Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak. Po ashtu, bëhet...