Terror në Sarandë/ 62-vjeçari i futet në banesë fqinjëve dhe i kërcënon me armë, arrestohet nga policia
Ndërhyrja e Policisë në Sarandë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes fqinjësh që mund të kishte përfunduar në ngjarje të rëndë kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Shefki Kaçupaj, 62 vjeç, pasi dyshohet se hyri i armatosur në banesën e fqinjëve të tij dhe i kanosi ata me armë zjarri. Sipas Policisë, pas njoftimit të marrë nga një shtetase se fqinji i saj kishte hyrë në banesën e saj në lagjen nr. 4, i armatosur me pistoletë dhe kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet policore organizuan menjëherë ndërhyrjen dhe shkuan në vendngjarje për neutralizimin e autorit. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional të policisë, u bë i mundur arrestimi i 62-vjeçarit dhe sekuestrimi i armës së zjarrit, një...
Burimi:
syri.net