Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq
Policia Kufitare Rinas ka goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara. Në pranga janë vënë 3 shtetas turq, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga kontrollet e kryera, blutë bëjnë me dije se 23 vjeçari me inicialet B.K., ., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake të falsifikuar. Ndërkohë dy të tjerëve u gjetën një leje qëndrimi çeke dhe franceze. Gjatë këqyrjes së celularit së 43-vjeçarit me inicialet A. S., iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve. Njoftimi i policisë:...