Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët

Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët

Dy hajdutë shqiptarë janë burgosur me nga 4 vjet e 8 muaj secili pasi grabitën 7 prona, përfshirë edhe shtëpinë e një ish-futbollisti të Aston Villa dhe Birmingham City. Sipas mediave britanike Denis Puka, 28 vjeç dhe Erisjan Laska, 29 vjeç së bashku me një person të tretë të paidentifikuar, kryen një seri grabitjesh për 3 net rresht qershorin e kaluar. Gjyqtari Steven Everett e quajti operacionin e tyre “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë” pasi ata rezervuan një dhomë me Airbnb në Warrington dhe lëvizën jashtë zonës për ta përdorur atë si bazë nga e cila kryenin veprat e tyre penale. Makina e tyre ishte një Seat Leon e transportuar nga Sheffield, e cila ishte i pajisur me 3 targa të falsifikuara gjatë bastisjeve. Të pandehurit ishin pajisur me maska,...