Tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit dhe theu masën e sigurisë/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në MPB

Tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit dhe theu masën e sigurisë/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në MPB

Është arrestuar Alma Bime, 43- vjeçe drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme.  Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.  Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, u shoqërua ne dhjetor nen dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.